Policia e Elbasanit arreston 6 persona

0

Policia e Elbasanit ndërmori sot një operacion të koduar “Maj 2013”, duke e finalizuar me arrestimin e 6 personave të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Në pranga ranë shtetasit: Luljan Pëllumbi,vjeç 24, pasi është dënuar me shtatë vite burg për prodhim dhe trafikim droge, Artur Dushku, 34 vjeç, i arrestuar për mbajtje armesh pa leje, si dhe Arben dhe Emiljano Vyshka, 53 dhe 22 vjeç.

Arrestimi i këtyre dy të fundit u bë pasi gjatë një konflikti për motive pronësie, Arben Vyshka ka kërcënuar me armë zjarri tip pistoletë shtetasin me iniciale A.V, 38 vjeç, e më pas shtetasi Emiljan Vyshka e ka goditur 38-vjeçarin me sende të forta në trup.

Po ashtu edhe policia e Librazhdit ndali shtetasin Ilir Xhyra, 35 vjeç, i cili nën kërcënimin e armës ka vjedhur disa bizhuteri në një banesë.

Një tjetër person i cili ka përfunduar në pranga ka qenë edhe shtetasi Pëllumb Braha, i cili një ditë më parë ka dhunuar me mjete të forta bashkëshorten e tij 34-vjeçare.

/Marenglen Kume/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here