Policia e Durrësit sekuestron një arsenal armësh

Policia e Durrësit sekuestron një arsenal armësh

Një arsenal armësh është sekuestruar sot nga policia e Durrësit në banesën e 28 vjeçarit Afrim Hoxha. Hoxha banues në fshatin Shkallnuar të Durrësit është arrestuar nga uniformat blu, edhe pse ka bërë rezistencë duke mbajtur në dorë dy granata. Teksa shtetasi Hoxha kërcënonte se do t’i shpërthente granatat, policisë iu deshën vetëm disa minuta për të negociuar

Një arsenal armësh është sekuestruar sot nga policia e Durrësit në banesën e 28 vjeçarit Afrim Hoxha.

Hoxha banues në fshatin Shkallnuar të Durrësit është arrestuar nga uniformat blu, edhe pse ka bërë rezistencë duke mbajtur në dorë dy granata. Teksa shtetasi Hoxha kërcënonte se do t’i shpërthente granatat, policisë iu deshën vetëm disa minuta për të negociuar dhe neutralizuar situatën.

Gjatë një kontrolli në banesën e z. Hoxha, u gjetën dhe sekuestruan, një mitraloz, një kallashnikov, një sasi e konsiderueshme tritoli si dhe disa arka fishekësh.

Aksioni i policisë ka përfunduar me sukses, në bashkëpunim edhe  me efektivë të policisë së Tiranës.

 

/Laugert Qosja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar