Policia dhe MB: Banorët të distancohen, të armatosurit të dorëzohen

Ministria e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen e saj për banorët e fshatit Lazarat, që të distancohen nga elementët kriminalë dhe të mos dalin nga banesat për arsye të sigurisë së jetës dhe shëndetit të tyre. Në njoftimin publik thuhet se duhet të shmangen hyrjet e daljet nga Lazarati  deri në përfundim të aksionit policor.

Ministria e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen e saj për banorët e fshatit Lazarat, që të distancohen nga elementët kriminalë dhe të mos dalin nga banesat për arsye të sigurisë së jetës dhe shëndetit të tyre.

Në njoftimin publik thuhet se duhet të shmangen hyrjet e daljet nga Lazarati  deri në përfundim të aksionit policor. Gjithashtu edhe banorët e zonave përreth këshillohen të bëjnë kujdes me lëvizjen jashtë banesave të tyre. Më herët Policia e Shtetit u bëri thirrje banorëve të bashkëpunojnë me policinë.

Përmes një deklarate për shtyp policia u drejtohet personave të armatosur duke u bërë thirrje të dorëzojnë armët pasi forcat policore jane të vendosura dhe nuk do të tërhiqen. “Shërbimet e Policisë së Shtetit janë në gadishmëri të plotë për t’u ardhur në ndihmë në çdo kohë, të gjithë qytetarëve që do të kenë nevojë,” thuhet në deklaratë.

Në lidhje me aksionin Rama ka shkruar në Twitter se qeveria shqiptare i qëndron premtimeve të bëra. “Ne themi çfarë bëjmë dhe bëjmë çfarë themi! Gabon kush quan ngurrim maturinë tonë apo dobësi qytetarinë tonë”-shkruan Kryeministri Rama në profilin e tij.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar