Policia: Depresioni shkak i vetëvrasjes së studentes

0

Depresioni i rëndë dhe konfliktet presonale janë shkaqet e mundshme të vetëvrasjes së vajzës nga Fieri. Grupet hetimore të ngritura për ngjarjen po hetojnë në lidhje me këto dy  pista, si dhe ndonjë histori të mundshme dashurie, që mund të ketë sjellë vendimin fatal.

Ekspertët hetimorë morën nga vendi i ngjarjes sendet personale të vajzës, ndërkohë që një nga pikat më të forta, ku do të fokusohet hetimi, do të jetë pikërisht zbardhja e tabulateve të telefonit të viktimës. Policia gjithashtu sekuestroi pamjet filmike  të lokalit, duke filluar që nga momenti kur vajza ka mbërritur para godinës.

Hetuesit do të marrin në pyetje të gjithë njerëzit më të afërt të studentes për të hedhur dritë mbi gjendjen e saj gjatë kohëve të fundit. Nga dëshmitë e para mësohet se Belba ka qenë në një depresion të thellë prej disa muajsh. Ndërkohë pritet të dëshmojnë dy prindërit dhe vëllai i saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbasditen e djeshme, kur studentja 23 vjeçare u hodh nga bari i “Sky Tower”, duke ndërruar jetë në vend. Fillimisht policia hodhi dyshime për rënie aksidentale, por dëshmitë zbuluan të kundërtën. Ndërkohë policia po punon për zbulimin e shkaqeve të vërteta të ngjarjes.

/Armando Xhani/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here