Policia bashkiake, pas 31 korrikut gjoba për hapësirat publike

Policia Bashkiake do të vendosë gjoba ndaj çdo subjekti që zapton hapësirat publike në kryeqytet duke filluar që nga 31 Korrik. Ky paralajmërim u bë dje nga Përgjegjësi i sektorit për ligjshmërinë fiskale pranë Policisë Bashkiake, Bashkim Koçi, pas një aksioni të ndërmarrë nga Policia Bashkiake në për lirimin e hapësirave publike në zonën e

Policia Bashkiake do të vendosë gjoba ndaj çdo subjekti që zapton hapësirat publike në kryeqytet duke filluar që nga 31 Korrik. Ky paralajmërim u bë dje nga Përgjegjësi i sektorit për ligjshmërinë fiskale pranë Policisë Bashkiake, Bashkim Koçi, pas një aksioni të ndërmarrë nga Policia Bashkiake në për lirimin e hapësirave publike në zonën e ish-Bllokut.

“Specifikisht, sot po merremi me lirimin e atyre rrugëve dhe hapësirave publike të zëna nga kundërvajtësit me blloqe betoni, hekura, zinxhirë, të cilët i kanë privatizuar në mënyrë të kundërligjshme këto hapësira për të parkuar makinat e tyre”, tha Koçi.

Sipas tij, Policia Bashkiake është e pozicionuar qartësisht në mbështetje të shumicës, të atyre qytetarëve që e duan ligjin dhe e zbatojnë atë, por jo të disa individëve që e shkelin këtë ligj dhe duan të bëhen pronarë të paligjshëm të asaj që quhet hapësirë publike e qytetarëve.

Ai shtoi se është bërë i mundur lirimi i të gjithë hapësirës së lëvizshme te zona e ish-Bllokut.

“Po të shikoni, vetëm gjatë 10 ditëve të fundit janë marrë masa për lirimin e të gjitha hapësirës, sepse është kohë sezonale, ku kundërvajtësit zënë trotuaret me prodhimet stinore, janë sekuestruar mbi 12.5 tonë mall kundërvajtje, praktikë e cila do të vijojë edhe në ditët e ardhshme”, theksoi Koçi.

/Laugert Qosja/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar