Policia Bashkiake bllokon bizneset, nuk kishin paguar gjobat

Policia Bashkiake bllokon bizneset, nuk kishin paguar gjobat

Tre subjekte që kanë zënë hapësirat publike  në rrugën “Ferit Xhajko” janë bllokuar sot nga Policia Bashkiake. Ndaj këtyre subjekteve, siç e parashikon ligji, policia ka vendosur vazhdimisht gjoba të cilat nuk janë paguar prej tyre dhe as nuk kanë liruar hapësirat e zëna, në kundërshtim me ligjin. Mospagimi i gjobave ka detyruar Drejtorinë e Tatim

Tre subjekte që kanë zënë hapësirat publike  në rrugën “Ferit Xhajko” janë bllokuar sot nga Policia Bashkiake.

Ndaj këtyre subjekteve, siç e parashikon ligji, policia ka vendosur vazhdimisht gjoba të cilat nuk janë paguar prej tyre dhe as nuk kanë liruar hapësirat e zëna, në kundërshtim me ligjin. Mospagimi i gjobave ka detyruar Drejtorinë e Tatim – Taksave të Bashkisë së Tiranës, të nxjerrë urdhër bllokimi për këto subjekte.

Policia Bashkiake do tëe vazhdojë bllokimin e aktivitetit dhe sekuestrimin e materialeve për të tjera subjekte, të cilat përveçse kanë zënë në mënyrë të paligjshme hapësirat publike, nuk kanë shlyer gjobat e vendosura ndaj tyre. Janë gjithsej 15 subjekte, për të cilat Drejtoria e Tatim – Taksave ka nxjerrë urdhër bllokimi, për mos shlyerje të gjobave për zënie të hapësirave publike.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar