Policia austriake shkatërron një bandë shqiptaro-serbe

0

Policia austriake ka shkatërruar një bandë grabitësish prej 12 personash me anëtarë nga Ballkani.

Gjatë një operacioni ku u angazhuan mbi 120 forca speciale, policia austriake ka mundur të shkatërrojë bandën e vetëquajtur ‘’La Familia’’.

Shumica e të arrestuarve ishin shqiptarë nga Kosova dhe serbë. Sipas policisë banda ka kryer 51 akte dhune dhe ka grabitur dhjetëra shtypi austriake.

Ata dyshohen gjithashtu për një sërë plagosjesh të kryera me qëllim. Policia ka konfiskuar disa armë të kalibrit të ndryshëm, thika, kapuça që u sherbenin për maskim e shumë mjete të tjera.

/Donisa Perseku/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here