Policia arreston endacakun në Burrel, të terrorizuar kalimtarët bëjnë denoncimin

0

Policia e Burrelit ka vënë në pranga një 44-vjeçar, mbante me vete armë pa leje. Denoncimin në polici e kanë bërë vetë kalimtarët të cilët thojnë se 44-vjeçari endej nëpër rrugë i armatosur me një automatik “Kallashnikov” dhe në dorë mbante edhe një pistoletë por edhe një granatë.

Policia bën ne dije se bëhet fjalë për një endacak i cili jeton në një barakë në lulishten e qytetit por nuk është mësuar akoma se ku i ka gjetur armët.

Policia e ka arrestuar me akuzën e armëbajtjeve pa leje por po punohet nga agjentët e krimeve të hapura për të zbuluar më shumë mbi këtë histori.

/Redjon Shtylla/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here