Policia e Burrelit ka vënë në pranga një 44-vjeçar, mbante me vete armë pa leje. Denoncimin në polici e kanë bërë vetë kalimtarët të cilët thojnë se 44-vjeçari endej nëpër rrugë i armatosur me një automatik “Kallashnikov” dhe në dorë mbante edhe një pistoletë por edhe një granatë. Policia bën ne dije se bëhet fjalë
Policia e Burrelit ka vënë në pranga një 44-vjeçar, mbante me vete armë pa leje. Denoncimin në polici e kanë bërë vetë kalimtarët të cilët thojnë se 44-vjeçari endej nëpër rrugë i armatosur me një automatik “Kallashnikov” dhe në dorë mbante edhe një pistoletë por edhe një granatë.
Policia bën ne dije se bëhet fjalë për një endacak i cili jeton në një barakë në lulishten e qytetit por nuk është mësuar akoma se ku i ka gjetur armët.
Policia e ka arrestuar me akuzën e armëbajtjeve pa leje por po punohet nga agjentët e krimeve të hapura për të zbuluar më shumë mbi këtë histori.
/Redjon Shtylla/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *