Policia arreston 31 vjeçarin në Vlorë, kërkohet nga policia Italiane

Policia arrestoi sot në qytetin e Vlorës shtetasin Erjon Sadikaj 31 vjeç. Shtetasi shqiptar është i kërkuar edhe nga policia Italiane, nën dyshimin për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se kapja e tij u bë në banesën e vet në Vlorë. Arrestimi u bë me urdhër të Gjykatës

Policia arrestoi sot në qytetin e Vlorës shtetasin Erjon Sadikaj 31 vjeç. Shtetasi shqiptar është i kërkuar edhe nga policia Italiane, nën dyshimin për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se kapja e tij u bë në banesën e vet në Vlorë.

Arrestimi u bë me urdhër të Gjykatës së Apelit, për ekstradimin e tij në drejtim të Italisë. Në shtetin shqinj ai do të përballet me drejtësinë Italiane.

Në banesën e 31 vjeçarit gjatë kapjes së tij nga uniformat blu, i është gjetur edhe një sasi e caktuar lëndësh narkotike, që të cilat u sekuestaruan nga policia në cilësinë e provave materaile.

/Redjon Shtylla/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar