Policia, aksione për kapjen e personave me precedentë

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një superoperacion te shtrirë në të gjithë vendin për arrestimin  personave në kërkim. Disa dhjetëra forca policie mes të cilëve edhe ato speciale vunë në shtet rrethim Tiranën, ndërsa ngritën postblloqe dhe zhvilluan operacione për arrestimin e personave ne kërkim. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato RENEA ne bashkëpunim me

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një superoperacion te shtrirë në të gjithë vendin për arrestimin  personave në kërkim. Disa dhjetëra forca policie mes të cilëve edhe ato speciale vunë në shtet rrethim Tiranën, ndërsa ngritën postblloqe dhe zhvilluan operacione për arrestimin e personave ne kërkim.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato RENEA ne bashkëpunim me drejtoritë e policisë në të gjithë qarqet e vendit zbritën në rrugë për kontrolle. Në Tiranë operacioni u krye ne rrugët kryesore si zona e “21 Dhjetorit”, Kthesa e Kamzes, Selite, Fresku etj.

Qëllimi kryesor është arrestimi i personave në kërkim dhe atyre me precedentë penalë, por sigurisht që rrjeta e policisë synon te kapë edhe armë apo materiale të tjera të ndaluara. Zyrtarisht Polica e Shtetit apo Ministria e Brendshme nuk kanë dhënë asnjë detaj për operacionin por ai vjen pas disa krimeve te rënda të shënuara ne harkun e pak ditëve dhe synon ngritjen e sigurisë publike dhe arrestimin e personave të skeduar, si dhe parandalimin e aksidenteve në rrugët e vendit.

/Mariglena Cuku/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar