Gjatë fundjavës së fundit në Ohër të Maqedonisë kanë filluar patrullimet e ekipeve të përbashkëta policore të policëve maqedonas dhe serbë. Kështu ka filluar implementimi në terren i marrëveshjes mes Shkupit dhe Beogradit për bashkëpunim policor. Kjo marrëveshje është pritur me kundërshtime të mëdha te opinioni shqiptar në Maqedoni, për shkak se ende janë të
Gjatë fundjavës së fundit në Ohër të Maqedonisë kanë filluar patrullimet e ekipeve të përbashkëta policore të policëve maqedonas dhe serbë.
Kështu ka filluar implementimi në terren i marrëveshjes mes Shkupit dhe Beogradit për bashkëpunim policor. Kjo marrëveshje është pritur me kundërshtime të mëdha te opinioni shqiptar në Maqedoni, për shkak se ende janë të freskëta imazhet për krimet që policia serbe ka bërë ndaj bashkëkombësve tanë në Kosovë.
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në vend që të pengojë këtë marrëveshje, ose të tërhiqet nga koalicioni qeveritar, e ka përkrahur atë, madje e ka vlerësuar si shembull për “politikë skandinave” në rajon.
Me këtë BDI ka shkaktuar mllef te shumë opinionistë shqiptarë, që këtë parti tani kanë filluar ta vlerësojnë si dorë të zgjatur të Beogradit në Maqedoni.
/Arjola Hajdini/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *