Gjyqtari i Rrethit Gjyqësor të Pogradecit, Dhimitër Pojanaku, i arrestuar si i dyshuar për korrupsion i cilëson akuzat si sajesë. Sipas tij, gjatë 20 vjetëve të tij si gjykatës, ai nuk ka shkelur asnjeherë ligjin dhe nuk ka marrë para nga palët. “Nuk kam marrë ryshfet. Për 20 vite të ushtrimit të detyrës si gjykatës
Gjyqtari i Rrethit Gjyqësor të Pogradecit, Dhimitër Pojanaku, i arrestuar si i dyshuar për korrupsion i cilëson akuzat si sajesë. Sipas tij, gjatë 20 vjetëve të tij si gjykatës, ai nuk ka shkelur asnjeherë ligjin dhe nuk ka marrë para nga palët.
“Nuk kam marrë ryshfet. Për 20 vite të ushtrimit të detyrës si gjykatës kam zbatuar me përpikmëri ligjin. Paratë e pretenduara nga organi i akuzës, janë paratë e qirasë së një godine në pronësi timen dhe nuk kanë lidhje me ryshfetin. Jam i pafajshëm”,- tha Pojanaku para hetuesve.
Nga ana tjetër, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, 24 orë pas arrestimit vendosi unanimisht të lejojë prokurorinë të vijojë hetimet për gjykatësin e Pogradecit. Gjithashtu KLD vendosi pezullimin e tij nga detyra deri në marrjen e një vendimi të formës së prerë.
Pojanaku akuzohet se ka marrë 40 mijë lekë ryshfet për gjykimin e në çështjeje civile.
Ai është njëherazi poet i njohur dhe “Qytetar Nderi” i Pogradecit dhe fitues i disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare në poezi ndër të cilët edhe çmimi “Penda e argjendtë” për librin më të mirë të vitit.
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *