Pogradec, kapen në flagrancë 3 persona për vjedhje skrapi

0

Teksa po nxirrnin materialet për skrap, kapen tre persona në Pogradec. Ato po nxirrnin pllaka dhe gozhdët e  shinave të  trenit, në afërsi të stacionit hekurudhor të Gurit të Kuq. Të arrestuarit janë shtetasit Jakup Hyzellari, 54 vjeç, Erjon Nace, 24 vjeç dhe Erjon Beqiri, 27 vjeç.

Hekurudhat tashmë janë kthyer në një biznes më vete për shumë persona, ku materialet i shesin për skrap. Në Pogradec, gjatë natës janë vënë në pranga tre shtetas, pasi ishin duke vjedhur në hekurudhën Lin- Guri i Kuq.

Nga ana e policisë është sekuestruar materiali i vjedhur, në cilësinë e provës materiale.

/Sonila Duka/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here