Pogradec, INUk shemb pallatin 7-katesh

0

Aksioni i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar është përqendruar në shembjen e një pallati 7-katesh për rehabilitimin e aksit Pogradec-Lin.

Prishja e ndërtesës 7-kateshe do të bëhet sot me eksploziv, dhe për këtë arsye ka nisur përgatitja dhe vendosja e sasisë së eksplozivit në godinën në fjalë.

Sipas burimeve lokale, godina 7-katëshe është projektuar për pallat banimi, ndërkohë që qeveria do të dëmshpërblejë pronarin e ndërtesës për prishjen e saj. Prishja e ndërtesave në aksin Pogradec-Lin pritet t’i hapë rrugë planit të ri urbanistik.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here