Podgoricë, goditet me gurë ambasada shqiptare

Ambasada shqiptare  është goditur me gurë në Podgoricë. Disa persona ende të paidentifikuar zyrtarisht, mësohet se kanë qëlluar me gurë drejt ambasadës duke thyer kështu xhamat e saj. Lajmi u konfirmua nga Ministria jonë e Punëve të Jashtme. Ministri Ditmir Bushati, i cili ka komunikuar me homologun malazez Lukshiç do të thërrasë këtë të fundit

Ambasada shqiptare  është goditur me gurë në Podgoricë. Disa persona ende të paidentifikuar zyrtarisht, mësohet se kanë qëlluar me gurë drejt ambasadës duke thyer kështu xhamat e saj.

Lajmi u konfirmua nga Ministria jonë e Punëve të Jashtme.

Ministri Ditmir Bushati, i cili ka komunikuar me homologun malazez Lukshiç do të thërrasë këtë të fundit në Tiranë për të diskutuar për ngjarjen në fjalë. Gjithashtu Ministria jonë e Punëve të jashtme  pritet ti dorëzojë një notë proteste qeverisë malazeze.

Këshilltari për median në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, Glevin Dervishi ka thënë për Ora News: “Sot paradite jemi vënë në dijeni për sulmin nga stafi ynë diplomatik në Podgoricë. Një grup i vogël personash kanë thyer disa xhama. Ministria e Jashtme ka marrë të gjitha masat si të karakterit insitucional dhe diplomatik. U kemi kërkuar autoriteteve malazeze të marrin në mbrojtje si godinën ashtu dhe stafin diplomatik shqiptar. Kemi dërguar një notë proteste për të shprehur qëndrimin tonë për situatën ndërkohë që kemi thirrur në Ministrinë e Jashtme ambasadorin e Malit të Zi në Shqipëri, Ferhat Dinosha.” tha Dervishi.

Burime nga MPJ deklarojnë se sulmi është kryer nga një grup huliganësh.

/Ilda Xhafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar