Plehrat e Sharrës ndotin lumin Erzen

Plehrat e Sharrës ndotin lumin Erzen

Në landfillin e Sharrës gjatë muajit depozitohen mbi 30 mijë ton mbetje organike dhe inorganike. Dy vjet pas krijimit të landfillit, këtij ekstrakti iu bënë analizat për të monitoruar përmbajtjen e lëndëve te dëmshme. Një nga pjesëtarët e këtij grupi, Ali Coka, deklaron se laboratori ka arritur në përfundimin se shllami përmban mbi 15 metale

Në landfillin e Sharrës gjatë muajit depozitohen mbi 30 mijë ton mbetje organike dhe inorganike. Dy vjet pas krijimit të landfillit, këtij ekstrakti iu bënë analizat për të monitoruar përmbajtjen e lëndëve te dëmshme.

Një nga pjesëtarët e këtij grupi, Ali Coka, deklaron se laboratori ka arritur në përfundimin se shllami përmban mbi 15 metale të rënda, të cilat nuk duhet të ishin në përbërje të tij, pasi transformohen në lëndë kancerogjene. Ekstrakti i plehrave, është një sipërfaqe ujore që në gjuhën profesionale quhet shllam.
Absurdi qëndron në faktin se i gjithë ky ujë ekstrakt, kullon nga landfilli i Sharrës dhe  përfundon në ujërat e lumit Erzen. Pjesa ku kalon ekstrakti i plehrave ka ngjyre të erret, ndërsa në pjesën tjeter lumi ruan ngjyrën e tij natyrale.

Pra, gjithë plehrat e Tiranës të koncentruara përzihen me rrjedhën e Erzenit, që vijon në qytetin e Durrësit, për t’u derdhur më pas në detin Adriatik. Banorët e zonë thonë se në lumë pijnë ujë bagëtitë që mund të bëhen kështu përcjellës të ndotjes tek njerëzit, që konsumojë produktet e tyre.

Nëse në landfill do të hidheshin vetem plehrat e pariciklueshme, nuk do të arrihej deri këtu, pasi ato dekompozohen me lehtë dhe janë më miqësore me mjedisin se plastika. Por me hedhjen e përzier të plehrave, landfilli do të ketë jetë ndoshta edhe për dy vite të tjera, deri në mbushjen totale të tij.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar