Platini: “Po sikur droni të mbante bombë në vend të flamurit ?”

Michel Platini, ish-lojtari i famshëm francez dhe aktualisht presidenti i UEFA-s e ka cilësuar të turpshëm incidentin e ndodhur mbrëmjen e së martës  gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi në stadiumin Partizani në Beograd.   Gjatë një interviste të tij në televizionin francez TF1, Platini u shpreh se nje veprim i tillë paraqet rrezik, sidomos në vende të

Michel Platini, ish-lojtari i famshëm francez dhe aktualisht presidenti i UEFA-s e ka cilësuar të turpshëm incidentin e ndodhur mbrëmjen e së martës  gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi në stadiumin Partizani në Beograd.

 

Gjatë një interviste të tij në televizionin francez TF1, Platini u shpreh se nje veprim i tillë paraqet rrezik, sidomos në vende të tilla ku tensioni politik është i lartë.

 

Më tej, presidenti i UEFA-s e shtroi çështjen në një tjetër këndvështrim për të treguar se  sa  serjoze është ajo cfarë ndodhi. “Imagjinoni sikur droni i lëshuar me flamurin në mes të stadiumit të ishte një bombë atomike? Kjo do të ishte një trishtim, po të ishte e vërtetë. Duhet të jemi të kujdesshëm, ajo është e rrezikshme”-tha Platini.

 

/Ilda Xhafa/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar