Platini i kërkon Federatës Rusë të paguajë Kapelon

Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, i kërkon Federatës Ruse të Futbollit që të jetë korrekte me teknikun e përfaqësueses, Fabio Kapelo, i cili nuk është paguar prej shumë muajsh. “Nuk është korrekte që Federata Ruse nuk paguan rrogën e Kapelos. Kjo krijon një imazh negativ për futbollin rus para Kupës se Botes 2018. Federata Ruse duhet t’i zgjidhë

Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, i kërkon Federatës Ruse të Futbollit që të jetë korrekte me teknikun e përfaqësueses, Fabio Kapelo, i cili nuk është paguar prej shumë muajsh.

“Nuk është korrekte që Federata Ruse nuk paguan rrogën e Kapelos. Kjo krijon një imazh negativ për futbollin rus para Kupës se Botes 2018. Federata Ruse duhet t’i zgjidhë sa më parë problemet e veta”, deklaroi Platini gjatë një konference shtypi në Moskë.

Afati i fundit që presidenti i Federatës Ruse, Nikolaï Tolstikh, kishte caktuar për shlyerjen  e pagesës ishte dita e hënë, por edhe ky afat nuk u respektua. Federata nënshkroi në vitin 2014 me teknikun italian një kontrate pompoze, duke ia caktuar atij pagën vjetore në shumën e 7 milionë eurove.

Por, federata beri te ditur në nëntorin e kaluar se nuk është në gjendje financiare për të paguar rrogën e teknikut italian.

Kapelo, 68 vjeç, mori drejtimin e ekipit Përfaqësues rus në vitin 2012, me ambicien për ta drejtuar deri në Botërorin  Rusi 2018.

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar