Sapo përmendet fjala plakje nuk mendon gjë tjetër veçse sëmundje, dhimbje që nuk dinë të pushojnë , vizita të pafundme te mjeku dhe plot ankesa. Sipas Dr. Zeki Yenidünya plakja nuk është sëmundje, vetëm një proces rritjeje i cili edhe mund të shoqërohet me sëmundje të ndryshme. Përballë viteve që rrjedhin, lëvizja, sporti shihet të
Sapo përmendet fjala plakje nuk mendon gjë tjetër veçse sëmundje, dhimbje që nuk dinë të pushojnë , vizita të pafundme te mjeku dhe plot ankesa.
Sipas Dr. Zeki Yenidünya plakja nuk është sëmundje, vetëm një proces rritjeje i cili edhe mund të shoqërohet me sëmundje të ndryshme.
Përballë viteve që rrjedhin, lëvizja, sporti shihet të jetë një nga rrugët e kurimit, ndërsa mungesa e saj ndikon në shkrirjen e kockave, kjo vatër e shumë sëmundjeve të tjera.
4o minuta sport në ditë do të ishin ideale për damarët e fryrë si dhe për shqetësimet e damarëve në zemër.
“Nëse në rini keni qënë përdorues i cigares, alkolit, në plakje me zvogëlimin e organeve pasojat e tyre do t’i ndjeni edhe më shumë. Por asgjë nuk është e prerë, edhe nëse jeni me Alzheimer, por bëni ushtrime të vazhdueshme me trurin, ushqeheni kujdesëshëm, qëndroni larg nga cigarja, alkoli, sëmundja që ka për t’u shfaqur në moshën 70 vjeçare mund të shfaqet në moshën 80 vjeçare.” shprehet Dr.Yenidünya
Sikleti i plakjes nuk vjen vetëm nga sëmundjet, një pjesë e tyre fillojnë të sëmuren edhe nga vetmia. Vëmendja që iu mungon nga fëmijët apo të afërmit e tyre i lodh ata psikologjikisht dhe kështu fillojnë problemet shëndetësore.
/Rabihana Halili/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *