Pirlo te Reali? Vendos Konte

Pirlo te Reali?  Vendos Konte

Andrea Pirlo është dëshira e madhe që kërkon trajneri i ri i “Los Blancove”, Karlo Ançelotit. Fantazisti i Juventusit mund t’i krijojë një tjetër dimesion loje Ronaldos me shokë, ndaj ditët e fundit në Torino ka mbërritur një ofertë prej 10 milionë eurosh për mesfushorin Italian. Pirlo që vazhdon të shijojë pushimet e tij, është

Andrea Pirlo është dëshira e madhe që kërkon trajneri i ri i “Los Blancove”, Karlo Ançelotit. Fantazisti i Juventusit mund t’i krijojë një tjetër dimesion loje Ronaldos me shokë, ndaj ditët e fundit në Torino ka mbërritur një ofertë prej 10 milionë eurosh për mesfushorin Italian.

Pirlo që vazhdon të shijojë pushimet e tij, është gjithashtu në vitet e fundit të kontratës me kampionët e Italisë.

Por oferta e mbërritr nga Spanja duket se e ka joshur vetë Pirlon, gjithsesi numri 21 i Juventusit do ti duhet ta bindë vetë Konten për tu larguar drejt Realit.

Drejtuesit e klubit do të ishin të lumtur të shisnin një 34-vjeçar 10 milionë euro, por presidenti i  bardhezinjve, Andrea Anjeli ka urdhëruar që të ardhmen e Pirlos do ta vendosë vetëm një person dhe ai është vetë trajneri i Juventusit, Antonio Konte.

 

/Klajdi  Lleshi /

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar