Piramidat e humbura të Egjiptit zbulohen nga Google Earth

0

Disa kodra prej rëre të zbuluara në shkretëtirën egjiptiane duke përdorur Google Earth, mund të jenë vendi i piramidave të humbura.

Arkeologia amerikane Angela Micol zbuloi dy zona përgjatë bregut të Nilit, 90 kilometra larg njëra-tjetrës, të cilat kanë një formë të pazakontë.

Arkeologët e tjerë nuk janë të sigurt nëse piramidat e humbura ndodhen aty, por tani një studim paraprak në terren duke përdorur harta të lashta, sugjeron se vendndodhja mund të jetë e saktë.

Ajo shtoi se tani janë zbuluar disa shpella nga gërmime paraprake në vend, të cilat janë 12 kilometra nga qyteti i Ebu Sidhum.

Micol  e bëri zbulimin në shtëpinë e saj në Karolinën e Veriut vitin e kaluar, pasi kishte kontrolluar imazhet në Google Earth për një dekadë.

 

/Klajdi Lleshi/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here