Piktura art si monolog dhe dialog

0

 

 

Mendimet e lira  aty ku derdhen ngjyrat e ku  mblidhen po aty.

 

Arti i pikturës është konceptuar dhe praktikuar si arti solitar, artisti dhe kavaleti të cilët shoqërohen vetëm nga penelat dhe bojrat, por jo vetëm me një dëshirë që lind për të bukurën në pikturimin e saj përtej asaj që duket.

Por arti i pikturës  është edhe më shumë sa edhe vetë piktura është një ndjenjë,  emocion ,  mesazh , ide , që shpesh ndodhemi midis dy poleve të saj piktura që është shpesh si një labirinth breda vetë vetvetes  abstrakte dhe  piktura vizuale që nuk ka gjuhë por që duket se  tregon  dhe më shumë sa dhe vetë fjala.

Arti i pikturës është konceptuar dhe praktikuar si arti solitar, artisti dhe kavaleti të cilët shoqërohen vetëm nga penelat dhe bojrat.  Aty formohet një  lidhje midis tyre për të arritur në një fund me  përfundim të njejtë .  Por dinamizmi i artit bashkëkohor sot kërkon jo vetëm monologun por edhe dialogun mes artistëve.

Shumë mendime të ndryshme mund të lindin dhe ide po të ndryshme me rezultate që e gjenerojnë artin më bukur. Pikërisht mbi këtë koncept studentët e universitetit të arteve nën drejtimin e dy pedagogëve Merita Selimi dhe Helidon Haliti kanë punuar prej disa ditësh duke nisur nga vetvetja për të sjellë një punë gjigande që flet veçmas por flet edhe në harmoni me të tërën.

“Kjo është një eksperiencë ndryshe sepse secili ka individualitetin e tij. Çdokush e sheh pikturën sipas mënyrës së tij peronale dhe e interpreton atë.”

Një vizatim gjigand i cili përpiqet që nga individualizmi artistik si dhe puna në grup të prekë një temë mjaft të ndjeshme, marrdhënia me natyrën.  “Marrdhënia po fillon të bëhet shumë e largët duke përfshirë industrializimin.  Jemi munduar të që të krijojmë një pikënisje më intersante.”  – thotë një artiste e re.

I mësuar me të tilla punë gjigande me artistët e akuarelit,  artisti dhe pedagogu Helidon Haliti ka synuar që përvojën e tij ta ndajë me studentët sidomos në teknikën e akuarelit.

Përgatiti:F.B

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here