Pika kufitare midis Kosovës dhe Maqedonisë bllokohet

0

Pika kufitare në Bllancë midis Kosavës dhe Maqedonisë është bllokuar nga ana e kamionëve dhe autobuzave ku nuk lejohet kalimi i makinave.

Një zyrtar i policisë deklaroi se kufiri është  bllokuar per makinat si pasojë e bllokadës së vendosur nga maqedonasit. Kjo pikë kufitare do të kalohet në këmbë.

Dhjetra makina ishin bllokuar mbrëmë dhe kërkonin që të hapej rruga qe të kalonin.

Sekretarja e përgjithshme e MAKAMTRANS ka thënë se:”Qëllimi ynë është për të bllokuar plotësisht hyrjen dhe daljet  me kufirin e Kosovës në shenjë proteste duke kërkuar që të ulen palët të negociojnë dhe të ndërpriten këto pengesa, sepse ne transportuesit jemi të parët që ndjejmë pasojat”

/Adisa Sida/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here