Pijet më të këqija

Pijet më të këqija

Sa më pak e më rrallë, aq më mirë: uji mineral i gazuar, pijet me kafeinë, pijet energjike, e madje edhe uji i aromatizuar, janë të mbushur me kalori të zbrazëta dhe janë armiq të linjës së trupit. Më shumë se 30 kalori në ditë i konsumojmë me pije lë ndryshme, por disa si çaji

Sa më pak e më rrallë, aq më mirë: uji mineral i gazuar, pijet me kafeinë, pijet energjike, e madje edhe uji i aromatizuar, janë të mbushur me kalori të zbrazëta dhe janë armiq të linjës së trupit.

Më shumë se 30 kalori në ditë i konsumojmë me pije lë ndryshme, por disa si çaji dhe kafeja mund të kenë efekte pozitive në shëndet, të tjerat janë të mbushura me përbërës të dëmshëm, aditivë dhe mjete për konservim, të cilat e dëmtojnë organizmin dhe shtojnë peshën.

Një prej tyre është lëngu i popullarizuar i pemëve, i cili më së shpeshti përmban më shumë sheqer dhe aroma artificiale, sesa lëngu nga pemët e vërteta, ndërsa një gotë me lëng të tillë shpesh përmban më shumë kalori, sesa një porcion me ëmbëlsirë.

Pijet me kafeinë
Mund të përmbajnë edhe deri në 800 kalori dhe 170 gr sheqer mund të përmbajnë pijet me kafeinë, ndërsa janë të mbushura me kafeinë, e cila në sasi të mëdha mund të shkaktojë probleme siç është aritmia e zemrës.

Uji mineral i gazuar
Edhe pse i shëndetshëm në sasi mesatare, konsumimi i tepërt i ujit të gazuar mund të shkaktojë dëmtim të veshkave për shkak të përqindjes së lartë të natriumit.

Uji me aromë
Edhe pse pohojnë që përmban vitamina dhe minerale dhe se nuk përmban sheqer të shtuar, uji me aromë artificiale përmban sasi të mëdha të ëmbëltuesve artificialë, të cilët e hapin oreksin dhe nxisin ndjenjën e urisë.

Pijet energjike
Përveç që përmbajnë doza të mëdha të sheqerit dhe kafeinës, është dëshmuar që konsumimi i shpeshtë i pijeve energjike e rrit edhe rrezikun nga shtypja e lartë e gjakut.

Pijet e rënda alkoolike
Për dallim nga vera dhe birra, pijet e rënda alkoolike përmbajnë edhe trefish më shumë sheqer, për shkak të të cilit edhe rritet rreziku nga mbipesha dhe sëmundjet e zemrës.

Pijet sportive
Lëngjet e ndryshme të pasuruara me shtim të mineraleve dhe elektroliteve, janë të mira pas ushtrimeve fizike, në të cilat janë humbur shumë lëngje, por përmbajnë sasi të mëdha të sheqerit dhe mjete për konservim dhe nuk rekomandohet që të konsumohen për çdo ditë.

/ Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar