Pijët energjitike të dëmshme?

Pijet energjike filluan të shiteshin për herë të parë në vitin 1987 në Austri dhe në vitin 1997 në Amerikë. Në ditët e sotme njihen më shumë se 200 marka në 140 vende dhe numri i të rinjve që konsumojnë këto pije sa vjen e shtohet dita ditës. Të gjitha pijet energjike përmbajnë përqindje alkooli,

Pijet energjike filluan të shiteshin për herë të parë në vitin 1987 në Austri dhe në vitin 1997 në Amerikë. Në ditët e sotme njihen më shumë se 200 marka në 140 vende dhe numri i të rinjve që konsumojnë këto pije sa vjen e shtohet dita ditës.

Të gjitha pijet energjike përmbajnë përqindje alkooli, e cila të çon deri të dehja specifikë “freskuese”, prandaj shumica prej nesh nuk e dallojmë efektin e dehjes. Pas një kohe mund të bëhemi edhe alkoolistë.

Të gjitha pijet energjike përmbajnë stimulues të cilat maskojnë ndjenjën e dehjes.

Një studim amerikan i botuar në revistën shkencore “Journal of Adolescent Health”, i zhvilluar nga studiuesit e Institute for Social Research te University of Michigan, ka arritur në përfundimin se kombinimi i alkoolit me pijet energjike kthehet në një rrezik të vërtetë, sidomos për studentët.

“Zbuluam se studentët e universitetit prireshin për të pirë më shumë dhe për tu dehur, kur përdornin edhe pije energjike edhe alkool, krahasuar me ditët kur përdornin vetëm alkool”, tha Megan Patrick, një nga drejtuesit e studimit.

Sipas studimit, studentët të cilët pinin alkool dhe pije energjike në të njëjtën ditë, kalonin më shumë kohë duke konsumuar pije alkoolike dhe shpesh përfundonin të dehur, duke bërë që niveli i alkoolit në gjak të ishte shumë i lartë.

“Kjo ndodh për shkak të stimulimit që shkaktohet nga pijet energjike, të cilat bëjnë që njerëzit të mos e kuptojnë që janë të dehur duke vijuar të pinë më tej. Pasojat janë të rënda për shëndetin, pasi njerëzit që nuk e kuptojnë se janë të dehur, vazhdojnë të abuzojnë”, deklaroi Patrick.
Gjithashtu pijet energjike përmbajnë kafeinë dhe mund të ndryshojnë rrahjet e zemrës. Ndonjëherë ndihemi mirë pasi kemi pirë një të tillë por nuk kemi menduar për efektet anësore që këto pije shkaktojnë si rrahje të lartë të zemrës, dridhje, rritje të presionit të gjakut dhe në shumë raste shkaktohet pushim i zemrës.

/ Izabela Zavalani /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar