Pijet e gazuara çojnë në çrregullime të sjelljes

Pijet e gazuara çojnë në çrregullime të sjelljes

Konsumimi i pijeve të gazuara çon në çrregullimin e sjelljes së fëmijëve. Revista  “Journal of Pediatrics” shprehet se fëmıjët që konsumojnë pije të gazuara kanë hasur probleme të ndryshme si shmangia nga mjediset sociale dhe  mungesa e vëmendjes. Sipas studimit nga Akademia e Shëndetit Publik, Shakira Suglia në 20 qytetet më të mëdha të SHBA-së 

Konsumimi i pijeve të gazuara çon në çrregullimin e sjelljes së fëmijëve.

Revista  “Journal of Pediatrics” shprehet se fëmıjët që konsumojnë pije të gazuara kanë hasur probleme të ndryshme si shmangia nga mjediset sociale dhe  mungesa e vëmendjes. Sipas studimit nga Akademia e Shëndetit Publik, Shakira Suglia në 20 qytetet më të mëdha të SHBA-së  më shumë se 3 mijë fëmijë 5-vjeçarë kanë çrregullime të sjelljes. Studiuesit kanë pyetur nënat e fëmijëve se sa pije të gazuara konsumojnë në ditë. Ky studim vazhdoi per dy muaj rradhazi.

Në fund të këtij studimi rezultoi se 43% e fëmijëve konsumojnë të paktën 1 kuti me pije të gazuara çdo ditë. Kështu që studiuesit dolën në përfundimin se konsumi i pijeve të gazuara rrit ndjeshëm sjelljet agresive tek fëmijët. Nga kërkimet studimore rezulton se një pjesë e fëmijëve konsumojnë 4 kuti në ditë, të cilët rezultojnë me më shumë probleme.

Suglia shprehet se pijet që përmbajnë kafeinë dhe sheqer, përveç problemeve të tjera   shkaktojnë edhe obezitet tek fëmijët.

Gjithashtu në studimet e mëparshme thuhet se pijet e gazuara tek te rinjtë e moshave 13-19 vjeç kanë shkaktuar probleme të ngjashme.

/Izabela Zavalani/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar