Philip Morris mbyll fabrikën në Australi

Kompania e duhanit Filip Morris e cila ka operuar në treg për gati 60 vjet do të mbyll prodhimin e cigareve në fabrikën Moorabbin, Australi. Kompania tha se rregullat e reja të Australisë në lidhje me prodhimin e cigareve ka qenë faktori kryesor në vendimin e saj dhe mbyllja e fabrikës do të çojë në

Kompania e duhanit Filip Morris e cila ka operuar në treg për gati 60 vjet do të mbyll prodhimin e cigareve në fabrikën Moorabbin, Australi.

Kompania tha se rregullat e reja të Australisë në lidhje me prodhimin e cigareve ka qenë faktori kryesor në vendimin e saj dhe mbyllja e fabrikës do të çojë në një humbje prej 180 vendeve të punës.

Philip Morris ka shtuar se të gjithë prodhimit e cigareve për tregun australian do të zhvendosen në fabrikën e kompanisë, në Korenë Jugore.

John Gledhill, drejtor menaxheria i Philip Morris për Australi, Zelandën e Re, si dhe ishujt e Paqësorit ka deklauar se ky ishte një vendim jashtëzakonisht i vështirë dhe një lajm shumë i keq për të gjithë punëtorët.

Australia u bë vendi i parë në botë në vitin 2012 që prezantoi “pako planin”, i cili ndalon përdorimin e logove të kompanisë dhe në vend të tyre është kërkuar të vendosen “vërejtje” për rrezikshmerinë e duhanit.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar