Pezullohen bisedimet për sigurinë afgane

Hamid Karzai, presidenti aktual i Afganistanit, pezulloi sot bisedimet dypalëshe me SHBA-në mbi sigurinë. “Vendimi erdhi në shenjë proteste, ndaj nismës së fundit të Shteteve të Bashkuara për bisedime paqeje direkte me talebanët”, tha zëdhënësi i Karzait. Konkretisht raundi i parë i bisedimeve mes zyrtarëve amerikanë dhe talebanëve do të mbahet javën e ardhshme në

Hamid Karzai, presidenti aktual i Afganistanit, pezulloi sot bisedimet dypalëshe me SHBA-në mbi sigurinë.

“Vendimi erdhi në shenjë proteste, ndaj nismës së fundit të Shteteve të Bashkuara për bisedime paqeje direkte me talebanët”, tha zëdhënësi i Karzait.

Konkretisht raundi i parë i bisedimeve mes zyrtarëve amerikanë dhe talebanëve do të mbahet javën e ardhshme në Doha të Katarit.

Në këto bisedime pritet t’i jepet fund konfliktit që zgjat më shumë se 10 vjet.  Njëkohësisht presidenti  afganKarzai, deri më tani ka nguruar të firmosë një marrëveshje afatgjatë me SHBA-në, pasi i trembet minimit të sovranitetit afgan.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar