Zëdhënësi i komisionerit Stefan Fyle për zgjerimin në BE Peter Stano, përshëndeti sot qeverinë e sapo dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit. Gjatë një bisede telefonike me televizionin ‘’A1 Report’’ Stano u shpreh se nga qeveria e re pret një bashkëpunim më të thellë sic është reforma për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. “Ajo
Zëdhënësi i komisionerit Stefan Fyle për zgjerimin në BE Peter Stano, përshëndeti sot qeverinë e sapo dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit.
Gjatë një bisede telefonike me televizionin ‘’A1 Report’’ Stano u shpreh se nga qeveria e re pret një bashkëpunim më të thellë sic është reforma për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Ajo çka ne presim nga qeveria e re dhe Parlamenti është një gjuhë bashkëpunimi për të gjitha çështjet që ne i konsiderojmë si mjaft të rëndësishme, siç janë reformat që duhen ndërmarrë për integrimin e vendit në Bashkimin Europian”, tha Stano.
Gjithashtu Stano u shpreh se ka besim te qeveria e re ,dhe se pret frymë bashkëpunimi prej saj, në mënyrë që mos të ketë bojkotë për sa i përket reformave.
/Armela Ago/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *