“Përvoja 50-vjeçare dhe udhëtimi nga fëmijëria në ekspertizë”, intervistë me profesor Rrahim Ombashin

“Përvoja 50-vjeçare dhe udhëtimi nga fëmijëria në ekspertizë”, intervistë me profesor Rrahim Ombashin

Në intervistën e sotme kishim profesor Dr Rahim Ombashin, zotërues tashmë i komunikimit dhe medias si ekspert me përvojë 50 vjecare. Në këtë intervistë u rrefyen disa momente si personale ashtu edhe akademike nga vetë ai, duke na lënë kështu edhe shumë këshilla edhe fjalë motivuese. Prf. Dr Rahim Ombashi, na solli në dukje bukurinë

Në intervistën e sotme kishim profesor Dr Rahim Ombashin, zotërues tashmë i komunikimit dhe medias si ekspert me përvojë 50 vjecare. Në këtë intervistë u rrefyen disa momente si personale ashtu edhe akademike nga vetë ai, duke na lënë kështu edhe shumë këshilla edhe fjalë motivuese.

Prf. Dr Rahim Ombashi, na solli në dukje bukurinë e fëmijërisë së tij dhe vendlindjes, të cilën flet me aq dëshirë dhe pasion. Gjithashtu ai shtoi se familja e tij e madhe ka qënë një burim frymëzimi për  arritjen e tij këtu ku është sot.

Gjithashtu u fol për avancimin e teknologjisë, ndikimin që ka teknologjia në jetën e studentëve, ku librat në ditët e sotme janë më shumë praktike të lexohen në telefonat e studentëve apo nxënësve. Vështirësitë që ka hasur dhe si ia ka dalur të përshtatet me këtë “evolucion” teknologjik.

Intervista e plotë:

Profesor, ju jeni një ndër personat që më keni inspiruar gjithmonë për të marrë sa më shumë dije e për të përfituar nga mundësite që më jepen dhe sigurisht e thënë nga ju e vlerësoj pa mase!

Përvec jetës akademike, doja të dija edhe rreth jetës tuaj personale.

Fillimisht do të nis me pyetjen që gjithmonë kam qene kurioze të dija se nga cili vend vini?

Unë jam nga Korca, familje autoktone dhe kam kënaqësinë që në familjen time kanë pasur rrespekt gjithmonë për librin, për diturimin. Janë të shkolluar që nga gjyshërit ku kishin mundësinë, në Shqipëri, në Turqi dhe njëri prej gjyshërve nga nëna ka studiuar në Shtetet e Bashkuara. Për edukimin tim, sidomos për shkollimin tim ka luajtur rol të vecantë babai dhe një model për mua kanë qënë dy motrat më të mëdha se unë, njëra pedagoge matematike dhe tjetra mjeke dhe ato lanë tek unë shumë prej asaj që kishin të vetën, por që mua më shërbeu si objektiv për ta realizuar.

Cili është kujtimi juaj më i bukur që keni lidhur me vendlindjen tuaj?

Kam shumë kujtime të bukura nga vendlindja. Familja ime e madhe është interesuar shumë që unë të lidhesha ngushtë me qytetin, por do të vecoja një kujtim ku në prag të Vitit të Ri zgjidheshin nga shkollat, nxënësit më të talentuar dhe atyre iu jepej një dhuratë në Pallatin e Kulturës të qytetit me gjithë një shfaqe të madhe që bëhëj atje. Kam kënaqësinë të të them që disa herë jam përzgjedhur nga shkolla dhe aq sa më bëhej të isha pjesë edhe njëherë tjetër, por nuk më dërguan sepse unë kisha shkuar shumë herë dhe u zgjodh dikush tjetër pas meje meqë ai nuk kishte vajtur, jo se nuk kisha rezultat. Pra këtë objektivitet të atyre mësuesve të talentuar, të drejtuesëve, që ai që dallon duhet vleresuar, unë nuk e harroj dot asnjëherë, vetëm të kthehesha në shtëpi me dhuratë, ishtë gjë shumë e vecant, por mbi të gjitha dukej dicka që e kisha fituar duke punuar më shumë se shokët apo shoqet e tjera. Pra nuk ma kishin dhuruar, por e kisha fituar.

Këto janë disa kujtime që më kanë mbetur nga Korca.

Ju keni pasur një familje me vlera të mëdha, cilat janë disa vlera që edhe sot i mbani mend nga nëna apo edhe babai juaj? Për cfarë ndiheni mirnjohës kundrejt tyre?

Është detyrim i madh që njeriu ta kuptoj, ai duhet të ruajë mbiemrin. Unë vi nga një familje ku gjyshi im ka dhënë jetën për atdheun. Babai ishte shumë krenarë që ishte djali i një njeriu që kishte sakrifikuar gjithcka. Në shtëpinë tonë, për atdheun flitet si për dicka të shenjtë dhe unë mendoj që njerëz të cilët kanë respektin për gjakun e vetë, për familjen e vetë, ata kanë respekt pastaj dhe për mjedisin, për atë që ne e quajmë “Djepin Kulturorë”. Ata kanë respekt për vendin e tyre dhe unë e kuptoj përgjegjësinë që kanë.

Profesor, ju keni studiuar brenda edhe jashtë vendit? Ku ka qene vështirësia juaj më e ndjerë në ato vite kur jeni larguar nga Shqipëria?

Kisha atë drojën se meqë unë jam shkolluar në periudhën kur Shqipëria ishte e mbyllur, se mos niveli i njohurive që kisha fituar, i shkathtësive, shprehive apo kompetencave, mos ishte shumë i vjetëruar, gjë që menjëherë e rrëzova pas një qëndrimi të gjatë në Shtetet e Bashkuara, unë kuptova që më duheshin përditësuar disa prej aftësive sidomos rinovuese, teknologjike. Pjesa tjetër, sepse unë kam studiuar për Albanologji, ishte mëse e saktë, cka tregon që jam krenarë që jam student i Universitetitt të Tiranës  dhe një sërë pedagogësh që janë më shumë se vlera kombëtare, më shumë se vlera rajonale. Kjo është një prej kënaqësive të mia dhe në perëndim kam pasur kuriozitet në specializimet e shumta që kam kryer, jam munduar të plotësoj këtë bazë kaq të mirë që e kisha marrë në vendlindje.

Sa kohë keni qëndruar jashtë?

Shumë kohë, qëndrimin më të gjatë, 3 vjet e ca e kam në Shtetet e Bashkuara, pastaj kam qëndrime më të shkurtra, më shumë se një vit në Stamboll, kam specializime në Itali, kam specializime të gjata disa mujore në Bulonjë dhe komunikime të tjera në Ballkan, në Prishtinë, në Shkup dhe në Greqi.

Nëse do të veconit dicka që ju ka lënë mbresa nga studimet atje, cfare mund të ishte ajo gjë?

Sa herë shkoj ndjej dhe përgjegjësinë që kam për vendin sepse nëse une shkoja për një specializim diku, më shumë se sa emrin tim, ata thoshin ka ardhur për këtë vend, për këtë kualifikim një shqipëtar. E kam pasur shumë parasysh sepse të gjithë kur shkojmë, sidomos kur shkojmë nga një vend i vogël në vende të mëdha duhet të punojmë me kujdes sepse nuk përfaqësojmë vetëm vetën, e kam bindje që nëse shkon i monitoruar mirë, shkollat tona tani  jo vetëm që kanë pasur traditë shumë pozitive, por ato përditësojnë kurrikulat e tyre, mund të të japin një formim të mirë profesional, por gjithmonë ka parasysh se duhet të jemi të hapur dhe me vendet ku kualifikohemi. Në vendet ku jam kualifikuar, kur kthehem une vazhdoj dhe i mbaj lidhjet, përditësimet, botimet, jap dhe marr me to, sepse e kam bindje se komunikimi është celës edhe për profesionin.

Kur erdhët në Shqipëri, cila ishte puna e parë që bëtë?

Gjithmonë unë kam një kënaqësi të vecantë që sivjet me 14 gusht bëj 50 vjet që jam diplomuar në Univeristetin e Tiranës, si mësues i shkollave të mesme dhe po të kisha mundësinë të  shkollohesha përsëri, përsëri do të shkollohesha tek ky profesion. Jam i lidhur shumë me të dhe nuk ka gjë brenda mësuesisë që nuk e kam bërë, mësuesin, drejtorin e Shkollës së Mesme, drejtor në ish Liceun Francez, pedagogun e Univeristetit, përgjegjësin e Departamentit, Dekanin e deri pro rektorit. Të gjitha në shërbim të edukimit dhe kam punuar gjithmonë vetëm në këtë profesion.

Si lindi dëshira për të qënë mes studentëve? A jeni i kënaqur me brezat që po edukoni?

Në 92-shin, u vendos që në Korcë të hapej Universiteti, unë në atë kohë kam qënë  drejtor i Liceut Francez dhe meqë kisha mbaruar dokotorimin, ishin shumë pak njerëz në Shqipëri, nuk kishin kualifikime të tilla, e ndjeja për detyrë që të shkoja e të jepja kontribut. Kështuqë e kam parë si një kalim të zakonshëm sepse përvoja mjaft e gjatë deri në përiudhë 15 vite. Unë në 87-tën jam dekoruar nga kryetari i parlamentit në atë kohë me titullin Naim Frashëri, ishte një vlerësim shumë i madh. Isha nga autorët e teksteve të shkollave të mesme, kisha doktorimin plus dhe ai hapi që hodha  pas kësaj përvoje, kishte edhe ai vështirësitë e veta, por ishte brenda profesionit.

Ju keni shkruar disa libra, si ka ndikuar teknologjia që dita ditës po hyn në jetën e cdo studenti, a mendoni që kjo kohë ka sjellë përmirësime apo përkeqësime në nxënien e dijeve për studentët?

Unë jam autori i disa teksteve të shkollave të mesme, psh 10-s,11-s dhe 12-s. Jam dhe i teksteve Gjuhë dhe Letërsi speciale, ndërkohë që kam botuar edhe tekste universitare, të cilat mendoj që janë rezultat i përvojës dhe të gjitha u shërbejnë nxënësve dhe studentëve. Është e vërtetë që tani teknologjia ndihmon, por gjithmonë duhet të jemi në dijeni që në themel duhet të jetë përvoja. Nuk e harroj asnjëherë porosinë e Sokratit, për atë Platoni thot: “Sokrati nuk thotë asnjëherë gjëra të zakonshme”. Unë mundohem që tek tekstet e mia të ketë dicka e cila duke mos qënë e zakonshme do të jetë joshëse për ata që do të punojnë me tekstet e mia. Kam kënaqësinë që disa prej atyre teksteve kanë qënë me më shumë sukses sesa të tjerat dhe gjithmonë jo vetëm tekstet, por unë botoj edhe tek revistat dhe jam kryeredaktor në revistën B.J.H tek universiteti jonë që është në vitin e trembedhjetë të tij.

Ju jeni shume aktiv dhe me plotë gojën mund të them që jeni një ndër pedagogët më të angazhuar këtu në Bedër, mund të më thoni se cili është sekreti? Nëse sigurisht ka një?

Asgjë nuk bëhet pa pjesëmarrjen e emocioneve njerëzore, të paktën më duket se i kam emocionet pozitive, bëj një qëllim për veten, nëse e realizoj atë jam më i motivuar për ditën e nesërme dhe më duket që në këtë mënyrë ndoshta kam lënë edhe një model për studentët, për kolegët me të cilët punoj ashtu si kam parasysh dhe gjithmonë marr model për të gjithë ata me të cilët punoj dhe kam arritje. Kjo mund të jetë një prej arsyeve që ndjej së brëndshmi nevojën  të mos mbetem mbrapa në kohë.

Për mbylljen do të doja të kisha një këshillë nga ju si një profesor me kaq shumë përvojë, për të gjithë studentët tuaj në Bedër apo edhe për studentë të tjerë, të cilët e lexojnë këtë intervistë?

Besjana, ne kemi fat që punojmë me të rinj si ju. Unë e kam bindje, gjithmonë kam bërë një analizë të thellë për gjithcka që them, mbaj qëndrim kritik në përgjithësi me gjithcka që mundohem ta pranoj ose ta kem si ofertë, por jo vetëm të kemi të mencur, por ne i kemi dhe të zgjuar të rinjtë, dhuratë. Ne punojmë shumë edhe për trajnimin e pedagogëve të rinj, të cilët duke qënë rishtarë, kanë ato vështirësitë e veta dhe në këtë mënyrë mendoj që gjerat shkojnë më mirë, duke besuar më shumë, sepse një fjalë e urtë italiane thotë “Peshku rritet në ujë, njeriu rritet në punë e sipër”. Gjithmonë kam pasur parasysh që jo vetëm të mësojmë teorikisht, por ato edhe ti zbatojmë, realizojmë në praktikë dhe kjo mënyrë duale sepse atje edhe e sheh konkretisht se cfarë mund ta bëje më mirë në atë qëndrim kritik. Kjo mënyrë na ka sjellë rezultate dhe kam bindje se Universiteti Bedër në këtë mënyrë ka krijuar edhe atë markën e vetë, të një institucioni ku studenti ndihet në qendër, pedagogu ndjen kënaqësi kur mbështet dhe uroj që kjo mbështjetje të jetë cdo ditë sa më cilësore sepse arritja e studentit është në të vërtetë rezultati ynë. Vetëm për këtë javë kam student që do të largohen për një fare kohe, dikush është për një kualifikim 6 javor në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që nesër është konferenca e studentëve të Komunikimit, pasnesër është konkursi i esesë për anglishten, pra gjithmonë mbi tryezën time janë detyrat që mund të kryhen dhe detyra të cilat unë synoj dhe i mbështet që të realizohen, jo vetëm në sasi, por të realizohen edhe me cilësinë e duhur. Duke mos qënë institucion shumë i madh, jemi institucion i manovrueshëm që mund të japë mbështetje për gjithësecilin student.

Besjana Çelaj

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar