Përurohet terminali i ri doganor Vorë-Rinas

Përurohet terminali i ri doganor Vorë-Rinas

Kryeministri Sali Berisha ka inaguruar ditën e sotme terminalin e ri doganorë Vorë–Rinas. Berisha e ka vlersuar partneritetin me sektorin privat si faktorin kryesorë të zhvillimit ekonomik në vend. “Ne besojmë në filozofinë tonë. Liria e tregut, iniciativa e lirë e individit është themeli i mirëqënies. Ne kemi ndërmarrë reforma të thella fiskale, ka qënë

Kryeministri Sali Berisha ka inaguruar ditën e sotme terminalin e ri doganorë Vorë–Rinas. Berisha e ka vlersuar partneritetin me sektorin privat si faktorin kryesorë të zhvillimit ekonomik në vend.

“Ne besojmë në filozofinë tonë. Liria e tregut, iniciativa e lirë e individit është themeli i mirëqënies. Ne kemi ndërmarrë reforma të thella fiskale, ka qënë një guxim i madh nga ana e punonjësve të sistemit doganor”, tha Berisha

Gjatë deklaratës së tij kreu i qeverisë i bëri thirrje administratës së doganave të tregojë më shumë transparencë dhe shërbime më të mira për biznesin.

“Ju ftoj  ju që sëbashku të bëjmë gjithçka që tu shëbejmë edhe më mirë biznesit, që të jemi më transparent ndaj tyre pasi ky është një partneritet i mrekullueshëm dhe i tillë duhet të jetë në të gjithë veprimtarinë tonë”, shtoi kryeministri.

Terminali i ri i Tiranës do të jetë një terminal bshkohor i parametrave europiane, sa i takon procedurave të përpunimit të mjeteve, kapaciteteve, mbajtëse, përpunuese dhe magazinuese duke eleminuar rradhët e gjata në zhdoganimet e madhrave të ndryshëm.

Terminali i ri ofron një vend kontrolli fizik që të përballojë 15 trajleranë një kohë, duke mënjanuar pritjen. Terminali ka një sipërfaqe prej 75 mijë m2 dhe mbi 10 mijë m2 sipërfaqe magazinash doganore dhe një sipërfaqe totale në dispozicion të administratës doganore prej 2200  m2.

Ndërtimi i terminalit të ri trasformon kushtet minimale të godinës duke i dhënë parametrat e kërkuara ndërkombëtare.

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar