Përurohet shtatorja e Violeta Manushit në Tushemisht

Përurohet shtatorja e Violeta Manushit në Tushemisht

Me rastin e 6- vjetorit të ndarjes nga jeta, është përuruar dje në Tushemisht shtatorja e aktores Violeta Manushi. Komuna Buçimas, në bashkëpunim me fondacionin kulturor mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi”, ka organizuar  në fshatin Tushemisht në Pogradec një sërë aktivitetesh. Pas përurimit të shtatores së derdhur në bronz, sheshi ku u xhirua filmi “Zonja nga

Me rastin e 6- vjetorit të ndarjes nga jeta, është përuruar dje në Tushemisht shtatorja e aktores Violeta Manushi. Komuna Buçimas, në bashkëpunim me fondacionin kulturor mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi”, ka organizuar  në fshatin Tushemisht në Pogradec një sërë aktivitetesh.

Pas përurimit të shtatores së derdhur në bronz, sheshi ku u xhirua filmi “Zonja nga qyteti” do të marrë emrin “Ollga”. Mësohet se shtatorja e punuar nga skulptorët Vasillaq Kolevica dhe Vaskë Spahija është një investim personal i kryetarit të komunës Roshi Tollozhina.

Aktorja Violeta Manushi u bë e dashur për publikun shqiptar më së shumti me rolin e Teto Ollgës tek diptiku i Pirro Milkanit e Ruzhdi Pulahës, por në karrierën e saj numërohen dhjetëra role. Ka interpretuar në teatër “Gratë gazmore të Uindsorit”, “Morali i zonjës Dulska”, “Karnavalet e Korçës”, “Fytyra e dytë”,  “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, “Pallati 176″, në kinematografi në filmat “Tana”, “Rrethimi i vogël” etj. 

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar