Etore Sequi: Kujtimi i tij ende i pranishëm mesh njerëzve Përurohet busti i Sabri Godës në rrugën Pedonale në Kryeqytet. Gjatë fjalimit të tij, kryebashkiaku i Tiransë, Lulzim Basha, theksoi se sot është një ditë e veçantë pasi përjetësohet kujtimi i Sabri Godos. “Imazhi i tij, i përjetesuar sot ndër nesh do të na shtyjë
Etore Sequi: Kujtimi i tij ende i pranishëm mesh njerëzve
Përurohet busti i Sabri Godës në rrugën Pedonale në Kryeqytet. Gjatë fjalimit të tij, kryebashkiaku i Tiransë, Lulzim Basha, theksoi se sot është një ditë e veçantë pasi përjetësohet kujtimi i Sabri Godos.
“Imazhi i tij, i përjetesuar sot ndër nesh do të na shtyjë drejt një jete më të drejtë, në favor të çështjeve për të cilat ai luftoi dhe u përpoq”, tha z. Basha.
Ndërsa lartësoi figurën e tij, Kryetari i Bashkisë përmendi kërkesën e miqve dhe të dashamirësve për të pasur të përjetësuar imazhin e Sabri Godos në mes të kryeqytetit.
“Javë, muaj pas ndarjes nga jeta e kësaj bote të mikut tim, Sabri Godo, me dhjetëra kërkesa dhe iniciativa erdhën tek unë si kryetar i bashkisë nga miqtë e dashamirës të tij, një pjesë të të cilëve admirues të thellë, për të pasur kujtimin e tij të përjetësuar në mes të kryeqytetit dhe sot falë një bashkëpunimi të veçantë e kami përsëri imazhin e Sabri Godos”, shtoi z. Basha.
I pranishëm ishte edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, i cili vlerësoi jetën dhe karrierën e Sabri Godos.
“Të gjithë ata që e kanë dëgjuar zërin e tij, mençurinë e tij duhet ta kuptojnë se ai nuk është larguar kurrë nga ne. Ai ishte miku që të gjithë donin ta kishin përkrah. Ai ishte njeriu i mençur që të gjithë do të donin ta dëgjonin. Për mua ai ka qënë një mik i mirë që Iiështë gjendur pranë një diplomati të ri që kishte nevojë për këshillat e tij. Dhe këtu sot kemi një burrë vërtet të madh, një shqiptar shumë të madh, një mik”, theksoi Sequi.
Gjatë përurimit mbajti fjalën e tij edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhë Sporteve, Visar Zhiti.
/Rovena Dupi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *