Ndonjëherë harxhojmë një pako në ditë. Përtypja e vazhdueshme e çamçakëzit shkakton dhimbje koke. Një studim izraelit i Universitetit të Tel Aviv, ka arritur në këtë përfundim pas studimit të bazuar në një grup adoleshentësh të cilët përdornin rregullisht çamçakëz. 30 adoleshentëve, që të gjithë të prekur nga migrena, iu kërkua që të shmangnin përtypjen
Ndonjëherë harxhojmë një pako në ditë. Përtypja e vazhdueshme e çamçakëzit shkakton dhimbje koke.
Një studim izraelit i Universitetit të Tel Aviv, ka arritur në këtë përfundim pas studimit të bazuar në një grup adoleshentësh të cilët përdornin rregullisht çamçakëz.
30 adoleshentëve, që të gjithë të prekur nga migrena, iu kërkua që të shmangnin përtypjen e çamçakëzave për një muaj, dhe iu ndaluan ilaçet për dhimbjen e kokës.
Në përfundim të studimit 19 prej tyre, deklaruan se dhimbja e kokës ishte zhdukur plotësisht, ndërsa për shtatë të tjerë këto simptoma ishin reduktuar në mënyrë të ndjeshme.
/ Izabela Zavalani /
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *