Përse Maqedonia e ka problem Kosovën?

Përse Maqedonia e ka problem Kosovën?

Jodiplomatik dhe minues të raporteve fqinjësore e kanë cilësuar politikanët e Kosovës vendimin e presidentit maqedonas, Ivanov, për mospërfshirjen e presidentes Jahjaga në Samitin e Ohrit. Ata kanë kritikuar mungesën e vullnetit të Shkupit zyrtar, për ta bërë pjesë të Samitit në Ohër edhe presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.  Sipas tyre, kjo ështe negative për

Jodiplomatik dhe minues të raporteve fqinjësore e kanë cilësuar politikanët e Kosovës vendimin e presidentit maqedonas, Ivanov, për mospërfshirjen e presidentes Jahjaga në Samitin e Ohrit. Ata kanë kritikuar mungesën e vullnetit të Shkupit zyrtar, për ta bërë pjesë të Samitit në Ohër edhe presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.  Sipas tyre, kjo ështe negative për marredhëniet dhe integrimin e rajonit.

Publicisti dhe profesori,Emin Azemi, ka kërkuar që Maqedonia të ndjekë në këtë rast shembullin e Brukselit. Sipas tij, politika shtetërore e Maqedonisë duhet të jetë më parimore edhe për shkak të aspiratave të saj eurointegruese, nga e cila kërkohet të kultivojë marrëdhënie të mira fqinjësore me të gjitha shtetet përreth.

“Nëse një Serbi, që deri dje konsiderohej si penguesi kryesor i shtet-formimit të Kosovës dhe sot e pranon realitetin e ri në Kosovës, çka ka Maqedonia që nuk e pranon këtë realitet, duke i dhënë Kosovës vendin që e meriton në arenën e diplomacisë ballkanike, duke ndjekur, kështu, shembullin e Brukselit. Prandaj, ende nuk është vonë që kabineti i kryetarit Ivanov të ndryshojë mendjen dhe ta ftojë edhe kryetaren e Kosovës në samitin e Ohrit”,- thekson publicisti Azemi.

Në lidhje me çështjen, ish-ambasadori në NATO, Nano Ruzhin, mendon se presidenti Ivanov duhej të ndërmerrte në vazhdimësi dhe veprime të tjera, siç është intensifikimi i kontakteve, për të përmirësuar marrëdhëniet me Kosovën.

“Nëse një gjë e tillë nuk është problem për presidentin Nikoliq, -shton Ruzhin, -përse duhet të jetë për Ivanovin”?! Ai e cilësoi veprimin e Ivanov si një diplomaci jo të mençur.

“Mendoj se mungon iniciativa nga ana e presidentit tonë e cila është rezultat i pasivitetit të tij të madh. Për të është më me rëndësi ta xhirojnë kamerat dhe të shkojë në disa vende më të largëta, ndërsa marrëdhëniet me fqinjët i lë anash.

Kështu me Greqinë, me Bullgarinë, me Shqipërinë i kanë marrëdhëniet e dobëta, do të thotë nuk kemi zhvillim edhe në nivel bilateral nga ana e presidentit që është gabim i madh, pasi para së gjithash dhe mbi të gjitha elementet më të rëndësishme të çdo diplomacie janë fqinjët, regjioni dhe më pas partnerët strategjik.

Për fat të keq nuk e kanë gjetur formulën dhe mendoj se mund të gjendej ajo formulë në marrëveshje me presidentin serb dhe besoj se zgjidhja ekziston, në qoftë se jo me gjithçka tjetër me atë që ne e njohim Kosovën…”,- thekson Ruzhin.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar