Fryma e futbollit në familje ndikoi në jetën profesionale që Përparim Daiu mori që në fëmijëri, pasi babai i tij futbollisti Xhavit Daiu mjeshtër i futbollit, ja la djalit të tij takat e futbollit për të vazhduar traditën familjare. Përparim Daiu ka lindur më 21 prill të vitit 1970, në qytetin e Kavajës. Talentin e
Fryma e futbollit në familje ndikoi në jetën profesionale që Përparim Daiu mori që në fëmijëri, pasi babai i tij futbollisti Xhavit Daiu mjeshtër i futbollit, ja la djalit të tij takat e futbollit për të vazhduar traditën familjare. Përparim Daiu ka lindur më 21 prill të vitit 1970, në qytetin e Kavajës.
Talentin e Përparim Daiut e zbuloi vetë babi i tij Xhavit Daiu, pasi i mori tri djemtë e tij në fushë për ti provuar se kush ishte për futboll, dhe ai që spikati më shumë dhe që e mori futbollin si profesion dhe si vazhdimësi të traditës ishte Përparim Daiu. Fryma e futbollit në familje pati ndikim edhe në diskutimet familjare sepse të gjithë diskutonin dhe flisnin për futboll dhe në shtëpi televizioni ishte vetëm në kanalet sportive.
Përparim Daiu, pasi spikati si një futbollist që paraqeste një të ardhme në futboll, ai u pranua në skuadrën e Kombëtares Shqiptare, dhe ishte vetëm 17 vjeç në vitin 1988. Ndeshja e tij e parë ishte ndaj Islandës. Pozicioni që ka mbajtur në fushë ka qenë mesfushorë.
Përparim Daiu pati shancin e madh që fushën futbollistike ta provonte në mënyrën më të mirë, duke qenë se njihej edhe si pasojë e mbiemrit, marrja e tij në Kombëtaren Shqiptare e ndihmoi shumë. Gjatë kohës që ka luajtur me Kombëtaren Shqiptare Përparim Daiu ka marrë pjesë në shumë ndeshje, disa prej tyre janë si më poshtë:
1. 18/11/1998 Shqipëri – Griechenland , 0-0
2. 14/10/1998 Norvegji – Shqipëri , 2-2
3. 06/09/1997 Armeni – Shqipëri, 3-0
4. 20/08/1997 Ukrainë – Shqipëri , 1-0
Daiu ka qëndruar në Kombëtare shumë kohë, dhe ka marrë pjesë në shumë ndeshje futbolli, ku ka shfaqur talentin e tij dhe ka bërë krenare jo vetëm familjen e tij por edhe futbolldashësit, që ndiqnin çdo ndeshje që Kombëtarja e viteve 1988 zhvillonte.
Daiu shpalosi talentin e tij edhe në ekipe të tjera të cilat e rritën edhe më shumë karrierën e tij, ku mund të përmendin ekipet elitare si: Teuta, Gjirokastra, Vlora, Besa, Partizani, etj.
Te skuadra e Partizanit Daiu ka pasur karrierën më të mirë, sepse aty ai është ndjerë më i vlerësuar, por ka qenë edhe më i përgatitur nga ana profesionale.
Gjatë moshës 30 vjeçare, Daiut i ofrohen që të luajë me skuadrat ndërkombëtare, në Itali por ai zgjodhi familjen dhe në plan të dytë vuri profesionin e tij.
Daiu pasi përfundoi karrierën e tij si lojtar në fushë dhe pasi u vlerësua me çmime, dhe pasi vari kupëcët e tij, fanellën me nurmin 6 ai ja dhuroi Andi Lilës. Disa nga çmimet që Daiu ka marrë janë:
1. Ka qenë një herë fitues nga anketa për 11 futbollistët më të mirë të vitit.
2. Ka fituar Kupën e Republikës, për futbollistin më të mirë.
3. Ka fituar kupën si kampion në kategorinë e parë.
4. Dy tituj e dytë i ka marrë gjatë kohës që ka lozur me Partizanin.
5. Është vlerësuar edhe kur ka luajtur me skuadrën e Besës.
Në karrierën e tij si trajner ka drejtuar skuadrën e Besës për katër sezone, Kamzën për një sezon, por edhe skuadrat e tjera si: Tomorri, Laçi, Burreli, Përmeti dhe Peqinin.
1. Në skuadrën e Besës si trajner: Shtator – Nëntor 2010
2. Në skuadrën e Besës si tranjer: Shkurt- Maj 2013
3. Në skuadrën e Peqinit(Shkumbini): Shkurt- Mars 2011
4. Në skuadrën e Beratit(Tomorri): Gusht- Tetor 2011
5.Në skuadrën e Laçit si tranjer: Qershor- Gusht 2012
Tashmë Daiu ka hequr dorë nga profesioni i tij si futbollist dhe si tranjer, sepse nuk po merrte vlerësimin që i takonte dhe tashmë ai ka marrë një drejtim tjetër, i ndryshëm nga ai sportiv.
Disa foto nga ndeshjet ndër vite.
/Redjon Shtylla/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *