Përmirësohet shëndeti Tinka Kurtit TKOB: Do jetë te opera “Carmen”

  Përmirësohet shëndeti i   Artistes sonë të madhe Tinka Kurti     Fatmirësisht gjendja shëndetësore e Tinka Kurtit që u shtrua ditën e martë me urgjencë në spital po përmirësohet. Burime nga spitali njoftojnë se mbrëmë aktorja është ndjerë më mirë, ndërsa është në mbikëqyrjen e mjekëve për kurimin e një infeksioni pulmonar. Aktorja  e

 

Përmirësohet shëndeti i   Artistes sonë të madhe Tinka Kurti

22222

 

 

Fatmirësisht gjendja shëndetësore e Tinka Kurtit që u shtrua ditën e martë me urgjencë në spital po përmirësohet. Burime nga spitali njoftojnë se mbrëmë aktorja është ndjerë më mirë, ndërsa është në mbikëqyrjen e mjekëve për kurimin e një infeksioni pulmonar.

Aktorja  e cila i ka ndërprerë provat për operën “Carmen”, për shkak të shtrimit në spital. Burime nga Teatri i Operës dhe Baletit në Tiranë njoftojnë se stafi i “Carmen” kanë shkuar për të  vizituar aktoren dhe ka zhvilluar një bisedë të ngrohtë  së bashku me ta.

Aktorja Tinka Kurti  i ka siguruar  për përmirësimin e shëndetit të saj duke u shprehur se “gjendja ime nuk është shumë alarmante”.

Tinka Kurti do të jetë pjesë e “Carmen” në premierën e 30 janarit, pavarësisht mungesës së saj në prova”, pohojnë burimet nga TKOB. Ajo që e lehtëson pjesëmarrjen e aktores në këtë premierë është se ajo ka një rol imazhor që bëhet me regjistrim.
“Këtë rol e ka krijuar vetë regjisori i “Carmen” Gëzim Myshketa në nder të Tinka Kurtit”, pohojnë burimet nga TKOB. Edhe artistët e TKOB ndihen të nderuar që kanë pjesë të stafit aktoren e madhe të skenës e ekranit. fleminderit për kënaqësinë që na dhatë të punojmë me të është shprehur në statusin e tij në Facebook tenori i  madh  Sidrit Bejleri.

Përgatiti:F.B

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar