Rreth 24 000 persona të evakuar, 134 rajone të përmbytura, mësohet të jetë gjendja në Lindjen e Largët të Rusisë gjer tani, ndërsa niveli i lumit Amour vazhdon të rritet. Sipas burimeve zyrtare në total janë 23 640 persona të evakuuar, ku 7600 prej tyre janë fëmijë. Niveli i ujërave vazhdon të rritet, lumi Amour
Rreth 24 000 persona të evakuar, 134 rajone të përmbytura, mësohet të jetë gjendja në Lindjen e Largët të Rusisë gjer tani, ndërsa niveli i lumit Amour vazhdon të rritet.
Sipas burimeve zyrtare në total janë 23 640 persona të evakuuar, ku 7600 prej tyre janë fëmijë.
Niveli i ujërave vazhdon të rritet, lumi Amour ka kapur nivelin prej 7,18 metra dhe gjer në fund të ditës pritet të shkojë në 7,25 metra.
Dëmet në këtë rajon kanë arritur një shifër prej 200 milion eurosh, theksojnë burimet zyrtare vendase.
/Elona Tereziu/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *