Përmbytjet në Ballkan do të frenojnë rritjen ekonomike

Banka Botërore vlerëson se përmbytjet që përfshinë disa vende të Ballkanit Perëndimor do të frenojnë rritjen ekonomike të tyre, si dhe do të shkaktojnë probleme në furnizimin me energji elektrike për gjashtë muajt e ardhshëm. Mbi 50 persona e humbën jetën gjatë vërshimeve dhe rrëshqitjeve të tokës në Serbi, BeH dhe Kroaci, të shkaktuara nga

Banka Botërore vlerëson se përmbytjet që përfshinë disa vende të Ballkanit Perëndimor do të frenojnë rritjen ekonomike të tyre, si dhe do të shkaktojnë probleme në furnizimin me energji elektrike për gjashtë muajt e ardhshëm.

Mbi 50 persona e humbën jetën gjatë vërshimeve dhe rrëshqitjeve të tokës në Serbi, BeH dhe Kroaci, të shkaktuara nga shirat, të cilat ishin më të rrëmbyeshmet në 100 vitet e fundit. Shiu shkaktoi rritjen e nivelit të ujit në lumenjtë dhe vërshimin në rrugë, ura dhe vendbanime të tëra.

Serbia dhe BeH-ja ishin më të goditura nga fatkeqësitë natyrore, ndërsa dëmet vlerësohen qindra milionë euro, që është goditje e madhe për ekonomitë e tyre.

Prodhimi i energjisë në Serbi u ul me 40 për qind si rezultat i ndërprerjes njëzetëditore të punës së elektrocentralit më të madh.

Problematik ishte edhe furnizimi i energjisë elektrike në BeH, ndërsa më pak në Kroaci. Sipas drejtorit të Bankës Botërore për Evropën Juglindore, Elan Goldstejn, gjatë këtij viti vërshimet do të shkaktojnë ulje të rritjes ekonomike, ndërsa problem të madh do të paraqesë furnizimi i elektrocentraleve me karburantin e nevojshëm për shkak të minierave të vërshuara me thëngjill.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar