Përmbytjet godasin Europën Qëndrore

Përmbytjet godasin Europën Qëndrore

Moti  i keq ka goditur Europën Qëndrore duke shkaktuar një valë të pazakontë shiu për këtë kohë të vitit, deri tani shënohen 6 viktima. Tre të vdekur në Republikën Çeke. Dy persona vdiqën dhe tre janë shpallur të humbur në Pragë. Dhjetëra njerëz janë evakuuar, gjithashtu janë mbyllur tetë ndalesa metroje. Qyteti i Pragës po

Moti  i keq ka goditur Europën Qëndrore duke shkaktuar një valë të pazakontë shiu për këtë kohë të vitit, deri tani shënohen 6 viktima.

Tre të vdekur në Republikën Çeke. Dy persona vdiqën dhe tre janë shpallur të humbur në Pragë. Dhjetëra njerëz janë evakuuar, gjithashtu janë mbyllur tetë ndalesa metroje. Qyteti i Pragës po ndërton barriera dhe po evakuon të sëmurët. Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në 6 nga 14 rajonet e Republikës Çeke.

Austri, një i vdekur dhe dy të zhdukur. Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë shpallur të humbur në Austri për shkak të rrëshqitjeve të tokës. Autoritetet kanë raportuar se 300 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre të kërcënuara nga lumenjtë e fryrë.

Gjermani, dy të vdekur. Duke parë përmbytjet në Republikën Çeke, Austri dhe Zvicër, autoritetet gjermane kanë forcuar masat mbrojtëse për të minimizuar përmbytjet e mundshme përgjatë lumenjve. Niveli i lumenjve dhe liqeneve është rritur shumë.

/Xhevahir Qardaku/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar