Përmbytje nga reshjet në Krujë e Lezhë

0

Reshjet e rëna me intensitet gjatë natës së kaluar kanë shkaktuar përmbytje në zonën fushore të Lezhës. Qindra hektarë tokë janë mbuluar nga uji në fushën e Zadrimës dhe Torovicës, ndërsa në fshatin Kakarriq janë përmbytur disa banesa.

Probleme ka pasur edhe në fshatin Gocaj ku është pezulluar mësimi për shkak të përmbytjes së shkollës. Mësohet se si pasojë e reshjeve të dendura të shiut përmbytje ka pasur edhe në rrethin e Krujës.

/Objektiv.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here