Përkujtohet “Eksodi 99” Shqipëri-Kosovë

Kanë kaluar plot 15 vite që nga ngjarja e Eksodit të vitit 1999, ku si pasojë e masakrave në Kosovë qytetarë të ndryshëm e të shumtë u strehuan në Kukës por edhe në qytetet e tjera këtu në Shqipëri. Sot qytetin e Kuksit po e vizitojnë qindra Kosovarë dhe Shqiptarë së bashku për të rikujtuar

Kanë kaluar plot 15 vite që nga ngjarja e Eksodit të vitit 1999, ku si pasojë e masakrave në Kosovë qytetarë të ndryshëm e të shumtë u strehuan në Kukës por edhe në qytetet e tjera këtu në Shqipëri.

Sot qytetin e Kuksit po e vizitojnë qindra Kosovarë dhe Shqiptarë së bashku për të rikujtuar tragjedinë e ndodhur plot 15 vite më parë. Kryeministri Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilluan një konferencë të përbashkët.

Fillimisht është kënduar himni kombëtar, më pas kryeministrat janë takuar me kabinetet e secilës qeveri, më pas të dy kryeministrat kanë ecur drejt Pallatit të Kulturës së Kukësit nga ku nisën ceremonitë zyrtare.

Mesazhi konsiderohet edhe një ftesë për t’u ritakuar pas 15 vjetësh në Kukës, në një realitet tjetër historik, kur Kosova është bërë një shtet sovran.

eksodi-99

AXHENDA E AKTIVITETEVE
Ora 10:00 Mbërritja e Kryeministrit të Kosovës dhe delegacionit të tij në pikën kufitare të Morinës.
Ora 10:05 Nisja drejt Pallatit të Kulturës së qytetit të Kukësit
10:15 – 10:25 Takimi i dy Kryeministrave dhe delegacioneve të tyre si dhe Ceremonia Zyrtare e Pritjes
Vendi: Sheshi përpara Pallatit të Kulturës
Ora 10:30 – 12:30 Konferenca “Nga Eksodi tek Partneriteti Strategjik” Vendi: Pallati i Kulturës Kukës
Ora 12:30 Vizite tek Panairi Artizanal
15:00 – 15:45 Ndeshje miqesore Kukesi-Mitrovica
16:00-17:00 Vizite tek zyra e Kryetarit te Bashkise
17:00- 18:00 Takim me Familje Kosovare dhe Familje Kuksiane pritese .Vendi: Obelisku i Kukesit/Kulla e Qendreses
13:00 – 17:00 Aktivitete kulturore të ndryshme në Shesh (Ansambli Popullor, Cirk, Stenda për artin Kulinar, Kinema Lëvizëse)
17:00 – 21:00 Koncert me këngëtarët më të njohur nga te gjitha trevat shqiptare, Vendi: Sheshi përpara Pallatit të Kulturës
21:00 e vazhdim koncertet dhe aktivitetet kulturore vazhdojnë në Shesh

unnamed

/Redjon Shtylla/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar