Përkujtohet 110-vjetori i lindjes së Ernest Koliqit

Përkujtohet 110-vjetori i lindjes së Ernest Koliqit

Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve ka kujtuar dje  në 110-vjetorin e  lindjes, poetin dhe shkrimtarin e madh, Ernest Koliqi. Ky takim u organizua për të përkujtuar dhe nderuar një nga emrat më të shquar të letërsisë dhe të kulturës shqiptare të gjysmës së parë të shekullit XX. Kjo përkujtimore u organizua nën kujdesin e ministrit

Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve ka kujtuar dje  në 110-vjetorin e  lindjes, poetin dhe shkrimtarin e madh, Ernest Koliqi. Ky takim u organizua për të përkujtuar dhe nderuar një nga emrat më të shquar të letërsisë dhe të kulturës shqiptare të gjysmës së parë të shekullit XX. Kjo përkujtimore u organizua nën kujdesin e ministrit Visar Zhiti.

“Fenomeni Koliqi i tejkalon vdekjet e veta, atë që është e natyrshme për jetë njerëzish dhe veprash, por dhe ato që ia dhanë plot me mëri, vdekjet si dënim dhe hakmarrje parake. Sipas sentencës latine, mund të themi se vepra koliqjane tashmë i është vënë udhës së ringjalljes e jo vetëm të vetvetes”, tha ministri Zhiti.

Gjithashtu ai theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme të veprës së Koliqit dhe cilësinë e saj të veçantë. “Koliqi është shkrimtar i klasit të parë që, bashkë me Mitrush Kutelin,  janë themelues të tregimit modern në letërsinë shqipe”, theksoi z. Zhiti.

Në aktivitet morën pjesë  personalitete të shquara të letërsisë e kulturës në vend, shkrimtarë, poetë akademikë, shkrimtarë të dënuar nga regjimi komunist etj.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar