Përkeqësohet besimi i bizneseve për tremujorin e dytë

Tremujori i dytë i këtij viti ka shënuar një përkeqësim në besimin e biznesit dhe dhe përmisim në besimin e konsumatorëve. Sipas Bankës së Sqipërisë, tregu i ndjesisë ekonomike u ul me reth 6.2 pikë përqindje dhe qëndron me rreth 17.6 pikë përqindje nën mesataren afatëgjatështë Përkeqësimi i treguesit të ndjesisë ekonomike u ndikua nga

Tremujori i dytë i këtij viti ka shënuar një përkeqësim në besimin e biznesit dhe dhe përmisim në besimin e konsumatorëve.

Sipas Bankës së Sqipërisë, tregu i ndjesisë ekonomike u ul me reth 6.2 pikë përqindje dhe qëndron me rreth 17.6 pikë përqindje nën mesataren afatëgjatështë

Përkeqësimi i treguesit të ndjesisë ekonomike u ndikua nga rënia e besimit në sektorët e shërbimeve, punësimit, industrisë dhe ndërtimit ku rënia e besimit në sektorin e shërbimeve shënoi rënie me rreth 13.9 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në sektorin e punësimit, niveli aktual i punësimit qëndron me rreth 19.8 pikë përqindje nën mesataren afatëgjatë.

Në të njëjtin drejtim, por në një masë më të vogël, ndikoi dhe rënia e besimit në sektorin e industrisë dhe atë të ndërtimit. Treguesi i besimit në sektorin e industrisë shënoi rënie me 5.3 pikë përqindje në tremujorin e dytë të vitit 2013. Rënia e indeksit të besimit u ndikua nga rritja e gjendjes së inventarëve dhe rënia e balancës së prodhimit industrial.

Treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit shënoi rënie me rreth 6 pikë përqindje në tremujorin e dytë të vitit dhe niveli aktual qëndron rreth 20.6 pikë përqindje nën mesataren afatgjatë. Përkeqësimi i treguesit të besimit në ndërtim u përcaktua nga zhvillimet negative në tre balancat përbërëse të tij: vlerësimi për situatën e prodhimit, për kërkesën dhe për situatën e punësimit në këtë sektor.

Ndërsa treguesit e besimit të konsumtorit kanë shënuar përmisim në tremujorin e dytë të këtij vitit duke shënuar rritje me 5.7 pikë përqindje dhe janë pozicionuar mbi mesataren historike të këtj treguesi.

/Enkeleda Cami/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar