Përgjysmohen taksat për makinat e përdorura

Tiranë – Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin për heqjen e taksës për shitjen e tokave bujqësore dhe përgjysmimin e taksës vjetore për makinat e përdorura. Kryeministri Sali Berisha tha në mbledhjen e Këshillit të Ministrave se, heqja e taksës prej 10 % për shitjen e tokës e bën këtë treg më të lirë. “Një vendim

Tiranë – Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin për heqjen e taksës për shitjen e tokave bujqësore dhe përgjysmimin e taksës vjetore për makinat e përdorura.

Kryeministri Sali Berisha tha në mbledhjen e Këshillit të Ministrave se, heqja e taksës prej 10 % për shitjen e tokës e bën këtë treg më të lirë.

“Një vendim tjetër i rëndësishëm për taksat kombëtare është përgjysmimi i plotë  i taksave për makinat e përdorura dhe ky është një vendim shumë i rëndësishëm, nga i cili përfitojnë ata që kanë më pak të ardhura. Mendoj se është një vendim shumë i drejtë”, theksoi në mbledhje z. Berisha.

Ndërkaq, ministri i Financave në një prononcim për mediat theksoi se heqja e taksës për shitjen e tokave bujqësore do të jetë një ndihmesë për fermerët shqiptarë, duke ditur se ata nuk kanë buxhet të mjaftueshëm për të blerë pajisjet e nevojshme bujqësore.

Tashmë pritet dekreti ligjor nga Presidenti dhe botimi në Fletoren Zyrtare. Vendimi për heqjen e taksave, sipas z. Bode, pritet të hyjë në fuqi në fund të muajit maj ose në fillim të qershorit. /Erilda Sulika/

 

makina

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar