Përfundon takimi Nishani-Rama

Përfundon takimi Nishani-Rama

Përfundon takimi i zhvilluar sot në Presidencë, mes Presidenti Bujar Nishani dhe kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama. Sipas burimeve në PS, Rama i ka shprehur kreut të shtetit shqetësimin lidhur me vendimet që po merr ditët e fundit qeveria në detyrë. Ndërsa sipas një njoftimi zyrtar të Presidencës, në takim janë shkëmbyer mendime për një

Përfundon takimi i zhvilluar sot në Presidencë, mes Presidenti Bujar Nishani dhe kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama. Sipas burimeve në PS, Rama i ka shprehur kreut të shtetit shqetësimin lidhur me vendimet që po merr ditët e fundit qeveria në detyrë.

Ndërsa sipas një njoftimi zyrtar të Presidencës, në takim janë shkëmbyer mendime për një tranzicion të butë të pushteteve dhe për një bashkëpunim të frytshëm institucional, në interes të forcimit të demokracisë dhe funksionimit të shtetit ligjor. Në njoftim thuhet se Presidenti Nishani e uroi zotin Rama për fitoren në zgjedhjet e 23 qershorit, si edhe për suksese në zbatimin praktik të programit politik, në të mirë të qytetarëve të vendit dhe të ardhmes evropiane të Shqipërisë.

Ndërkohë  kreu i Partisë Socialiste në një njoftim në twitter se e cilëson si pozitiv takimin me kreun e shtetit. “Me Presidentin e Republikes per tematiken e bashkepunimit institucional e te tranzicionit te pushtetit pa probleme te reja. Takim pozitiv”- shkruan Rama.

Takimi mes tyre zgjati rreth 30 minuta , pa pranine e medias.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar