Përfundon takimi midis Obama dhe Samaras

Përfundon takimi midis Obama dhe Samaras

Pas takimt të djeshëm Presidenti Barak Obama ka këshilluar kryeministrin grek Antonis Samaras se duhet të gjejë një balancë mes masave shtrënguese buxhetore dhe përpjekjeve drejt kapërcimit të problemeve të thella ekonomike të vendit. Gjatë takimit Presidenti Obama u shpreh se e Athinës nuk mund të mbështetet vetëm në masat shtrënguese për rimëkëmbjen ekonomike. “Është

Pas takimt të djeshëm Presidenti Barak Obama ka këshilluar kryeministrin grek Antonis Samaras se duhet të gjejë një balancë mes masave shtrënguese buxhetore dhe përpjekjeve drejt kapërcimit të problemeve të thella ekonomike të vendit.

Gjatë takimit Presidenti Obama u shpreh se e Athinës nuk mund të mbështetet vetëm në masat shtrënguese për rimëkëmbjen ekonomike.

“Është e rëndësishme të zbatohet një plan për konsolidimin fiskal, për menaxhimin e borxhit, por është gjithashtu e rëndësishme që t’i kushtojmë vëmendje rritjes ekonomike dhe vendeve të punës”, tha Obama.

“Mendoj se kryeministri Samaras është i angazhuar për të marrë masat e nevojshme, sado të vështira, por pa diskutim ai kërkon të sigurohet se populli grek do të përjetojë së shpejti çlirim nga kjo situatë”.

Kryeministri shprehu bindjen se përpjekjet e qeverisë së tij do të rezultonin efektive për të rimëkëmbur më tej ekonominë:

“Sakrificat që po bën populli grek janë tepër të mëdha, por nuk do të shkojnë kot”.

Samaras gjithashtu iu përgjigj komenteve të presidentit Obama për të balancuar masat për reduktimin e borxhit me përpjekje për rritje ekonomike:

“Pa dyshim do të bëjmë atë që nevojitet, për sa u përket ndryshimeve strukturale, por theksi do të jetë tek rritja ekonomike për hapjen e vendeve të reja të punës.”

Nga të dhënat e reja rezulton se se papunësia në Greqi arriti në 27.6 për qind në maj dhe zoti Samaris tha se përqindjet e papunësisë në radhët e rinisë janë në 60 për qind.

Që nga viti 2010 Greqia ka mbijetuar me një ndihmë ekonomike të dhënë prej Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe kreditorët evropianë që arrin vlerën prej 319 miliardë.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar