Përfundon programi i 300 ditëve të para të qeverisjes së majtë

Përfundon programi i 300 ditëve të para të qeverisjes së majtë

Programi i 300 ditëve të para të qeverisë së re është tashmë gati. Grupet e punës së Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim i kanë dorëzuar sot draftet kyetarit Edi Rama. Financat publike, tatimet dhe doganat, ulja e informalitetit dhe vendosja e rendit dhe sigurisë janë disa nga çështjet për të cilat parashikohen masa

Programi i 300 ditëve të para të qeverisë së re është tashmë gati. Grupet e punës së Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim i kanë dorëzuar sot draftet kyetarit Edi Rama.

Financat publike, tatimet dhe doganat, ulja e informalitetit dhe vendosja e rendit dhe sigurisë janë disa nga çështjet për të cilat parashikohen masa emergjente në program.

Ilir Beqja, negociatori i grupit të punës për programin, ka delaruar sa vijon: ‘‘Ne do të bëjmë nje kontroll të plotë dhe transparencë mbi procesin e dhënies së koncesioneve dhe zbatimit të atyre që kanë filluar tashmë. Jemi angazhuar për të zhbërë koncesionin e Lotarisë dhe të markimit të karburantit.’’

Beqja tha edhe se të dy partitë e mëdha, PS dhe LSI, kanë rënë dakord për heqjen e taksës për biznesin e vogël dhe TVSH-në për barnat, duke filluar nga 1 janari i vitit 2014.

/Romina Qama/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar