Përfundimtare, Berisha tek Lazio të enjten

0

Parashikimet dhe një herësh spekulimet për të ardhmen e portierit të kombëtares shqiptare, Etrit Berishës, do të shuhen në mesin e javës. Ndonëse ishin skuadra si Chievo dhe Fulhami të interesuara për Berishën, portierin shqiptar nga Prishtina, ai tashmë do të jetë tek ekipi italian i Lazios.

Gardiani i portës së  Kombëtares së Shqipërisë të enjten do t’i japë fund aventurës së tij me Kalmarin suedez, për të udhëtuar më pas në Itali, ku do t’u nënshtrohet testeve dhe analizave mjekësore pas së cilave do të vijë edhe nënshkrimi me Lazion.

Një burim i afërt i gazetës Arena për portierin në fjalë thotë se: “Etriti të enjten pritet të nënshkruajë kontratë me Lazion dhe t’i japë fund spekulimeve të bëra kohëve të fundit në lidhje me të. Ai tashmë ka arritur marrëveshje me Lazion”.

Ish-portieri i 2 Korrikut që aktualisht mbron ngjyrat e Kalmarit do t’u bashkohet tashmë dy shqiptarëve që janë në klubin e Lazios, Tomas Strakoshës dhe Lorik Canës. Ndër të tjera bëhet e ditur se Lazio ka rënë dakord të paguajë një “gjobë” ndaj Kalmarit me qëllim që të ketë para kohe portierin Berisha.

/Bekim Bici/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here